UBT News

Kievi bën thirrje për seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me planet bërthamore të Rusisë

Ministria e Jashtme e Ukrainës drejtoi kritika për planet e presidentit rus, Vladimir Putin, për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi dhe bëri thirrje për një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të adresuar kërcënimin e mundshëm.

“Rusia konfirmoi edhe njëherë paaftësinë e saj kronike për të qenë kujdestar i përgjegjshëm i armëve bërthamore si një mjet parandalimi i luftës, jo si një mjet kërcënimi dhe frikësimi”, thuhet në një deklaratë.

Edhe NATO e ka dënuar këtë vendim duke thënë se organizata “po e monitoron nga afër situatën”./UBTNews/

Exit mobile version