Ka rifilluar gjyqi për krime lufte ndaj një ushtari rus që pranoi se ka vrarë një civil të paarmatosur në rajonin Sumy të Ukrainës.
Të mërkurën, 21-vjeçari Vadim Shishimarin e pranoi se ka qëlluar për vdekje Oleksandr Shelipov disa ditë pas fillimit të pushtimit. Ai do të përballet me burg të përjetshëm.
E veja e 62-vjeçarit Kateryna ka dëshmuar se ka dëgjuar të shtënat nga oborri i tyre./UBTNews/