UBT News

Kiev: Një i vrarë dhe tre të plagosur nga granatimet e një ndërtese

Të paktën një person është vrarë dhe tre janë plagosur pasi një ndërtesë banimi është goditur nga bombardimet në kryeqytetin Kiev, raporton TV shtetëror ukrainas.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës thotë se dy trupa u gjetën dhe tre persona u dërguan në spital në orën 07:40 me orën lokale të mëngjesit të sotëm.

Fotot e shpërndara nga Shërbimi tregojnë tym që derdhet nga blloku nëntëkatësh, ndërsa zjarrfikësit përdorin shkallët për të shpëtuar banorët e tij.

Exit mobile version