UBT News

Kiev, një i lënduar si pasojë e sulmit me dronë të prodhuar nga Irani

Një person u lëndua si pasojë e një sulmi me dronë të prodhuar nga Irani në qytetin Bila Tserkva në jugperëndim të Kievit, tha të mërkurën guvernatori i rajonit.

“Gjatë natës, armiku kreu sulme me dronë kamikaze të tipit Shahed-136 kundër Bila Tserkva”, tha guvernatori Oleksiy Kuleba në rrjetet sociale, duke shtuar se si pasojë e sulmit mbeti i lënduar një person dhe u dëmtua infrastruktura./UBTNews/

Exit mobile version