Pas pothuajse 19 vitesh së bashku, Nicole Kidman dhe Keith Urban kanë konfirmuar ndarjen, duke bërë bujë jo vetëm për shkak të anës emocionale, por edhe për pasurinë e madhe që kanë grumbulluar ndër vite.
Çifti ka qenë një nga më të fuqishmit në industrinë e argëtimit, me prona të shumta dhe të ardhura nga filmat, muzika dhe reklamat.
Pasuritë individuale
Nicole zotëron pasuri neto të vlerësuar 250 milionë dollarë, falë karrierës së saj të gjatë në film dhe televizion, kontratave me marka të njohura si edhe investimeve në pasuri të paluajtshme. Keith ka pasuri 75 milionë dollarë, të ardhura të fituara nga muzika, turnetë botërore, katalogu muzikor, pjesëmarrja si gjyqtar në emisione televizive dhe kontratat publicitare.
Pasuritë e përbashkëta
Ata kanë prona luksoze në Nashville, Beverly Hills, New York, Sydney e toka bujqësore në Australi. Një pjesë e këtyre pronave të përbashkëta, ndërsa të tjera në pronësi individuale. Të ardhurat e kombinuara nga filmat dhe serialet e Kidman, edhe fitimet e Urban nga muzika dhe të drejtat e autorit, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të pasurisë së tyre të përbashkët.
Si do të ndahet pasuria?
Varet nga juridiksioni ku do të zhvillohet divorci e nëse ekziston një marrëveshje paramartesore, e cila deri tani nuk është bërë publike.
Në ShBA, pasuritë e fituara gjatë martesës ndahen në mënyrë të barabartë ose “të drejtë” (equitable distribution). Në Australi, gjykatat marrin parasysh si kontributet financiare, ashtu edhe ato jo-financiare të secilit bashkëshort.
Pasuritë e fituara para martesës, trashëgimitë dhe dhuratat mbeten individuale. Gjithashtu, përveç pasurive, procesi përfshin edhe ndarjen e detyrimeve financiare dhe borxheve.
Çfarë pritet më tej?
Sipas mediave ndërkombëtare, Keith Urban ka siguruar një banesë të veçantë, duke sinjalizuar nisjen e ndarjes së pronave.
Nëse Kidman merr kujdestarinë e fëmijëve e qëndron në rezidencat kryesore, kjo ndikon edhe në vendimet për mirëmbajtjen dhe mbështetjen financiare. /A.Z/UBT News/