Khloé Kardashian u shpreh se ish i dashuri i saj, Tristan Thompson ka shumë gjëra pozitive, megjithatë ajo është e vetëdijshme që çështjet e tij personale lënë në hije çdo gjë që ai tani ofron.
Bashkëthemeluesja e “Good American” foli për pozicionin e saj me lojtarin e Chicago Bulls në podkastin “Not Skinny But Not Fat” dhe tha se ata mbajnë një raport të mirë për shkak të vajzës së tyre, True.
“Është trishtuese sepse, për shembull, ka edhe shumë anë të mira të tij, por askush nuk mund t’i shohë ato sepse të gjitha janë nën hije, si p.sh., gjërat personale që po ndodhin mes tij dhe meje” shpjegoi ajo.
Kardashian madje shkoi aq larg sa tha se ka “shumë njerëz të tjerë në botë që kanë kaluar ndoshta situata të ngjashme” si ajo.
“Unë dyshoj se jam e vetmja qenie njerëzore. Shpresoj qe jo. Por, nuk dua që askush ta kalojë këtë”, tha ajo, duke aluduar për pabesitë e shumta të Tristan.
Ajo pranoi se ndërsa atleti 31 vjeçar mund të jetë “një person i mirë”, ai nuk është “një partner i mirë” për të./UBTNews/