UBT News

Kharkivi kthehet nën kontrollin e Ukrainës

Ukrainian soldiers handle equipment outside Kharkiv, Ukraine, Saturday, Feb. 26, 2022. President Volodymyr Zelenskyy claimed Saturday that Ukraine's forces had repulsed the assault and vowed to keep fighting. "We will win," Zelenskyy said. (AP Photo/Andrew Marienko )

Forcat ukrainase kanë kthyer kontrollin e qytetit të dytë më të madh, Kharkiv, njoftoi guvernatori i Kharkivit.

Në një postim në Telegram, Oleh Synyehubov njoftoi se:“Kontrolli mbi Kharkivin është tërësisht i yni! Forcat e armatosura, policia, dhe forcat mbrojtëse po punojnë, dhe qyteti po pastrohet tërësisht nga armiku”.

Në orët e para të së dielës trupat ruse hynë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Videot që po qarkullojnë në rrjete sociale shfaqin pamje të luftimeve në rrugë mes trupave ukrainase dhe ruse.

Edhe qytetarët në Kharkiv i kanë thënë BBC-së se qyteti është kthyer nën kontrollin ukrainas./UBTNews/

Exit mobile version