Bombardimet ruse në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv, të enjten, lanë të paktën dy persona të vdekur dhe 19 të plagosur, tha guvernatori rajonal.
“19 persona janë lënduar, duke përfshirë një fëmijë. Fatkeqësisht, katër persona janë në gjendje të rëndë. Dy persona kanë vdekur”, tha Oleg Synegubov në rrjetet sociale pas bombardimeve.
Artileria ruse ka ndjekur një fushatë pothuajse të vazhdueshme granatimesh në qytetin verilindor ditët e fundit./UBTNews/