UBT News

Khaby Lame zyrtarisht ‘mbreti’ i TikTok-ut

Një ish-punëtor fabrike me origjinë nga Senegali zyrtarisht është bërë ylli më i ndjekur i TikTok-ut në botë, një Charlie Chaplin i jetës moderne.

Khaby Lame, 22 vjeç, ka kaluar balerinën 18-vjeçare Charli D’Amelio me një numër të madh ndjekësish prej 142,5 milion – 300,000 më shumë se ish numri një.

Ai iu bashkua platformës në mars të vitit 2020 kur aplikacioni fitoi popullaritet gjatë pandemisë dhe ndjekësit e tij u rritën shpejt, falë videove virale./lapsi.al

Exit mobile version