UBT News

KFOR vendos tabela të reja paralajmëruese përgjatë kufirit Kosovë–Serbi

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka nisur vendosjen e tabelave të reja paralajmëruese dhe rinovimin e atyre ekzistuese përgjatë vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një njoftim, KFOR-i bëri të ditur se ky veprim ka për qëllim përmirësimin e dukshmërisë dhe uljen e rrezikut për kalime të paqëllimshme të kufirit.

Sapo janë vendosur shenja për të paralajmëruar qytetarët se po i afrohen vijës administrative (ABL). Për shkak të terrenit malor dhe të pyllëzuar, këto tabela ndihmojnë në shënimin e qartë të zonës së operacioneve të KFOR-it, duke reduktuar mundësinë e kalimeve aksidentale”, thuhet në njoftim.

KFOR-i njofton se vendosja e këtyre tabelave do të vijojë gjatë javëve të ardhshme, si pjesë e angazhimit të tyre për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Ky aktivitet vjen si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon, në përputhje me mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara.

Exit mobile version