Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë nisur të shpërndajnë protestuesit serbë që gjenden pranë ndërtesës së komunës së Zveçanit.
Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Trupat e KFOR-it po përdorin shok-bomba për të shpërndarë protestuesit, të cilët po hedhin gjësende të forta në drejtim të tyre.
Paraprakisht, ata kishin paralajmëruar protestuesit që të shpërndaheshin, por ata nuk u bindën./REL