UBT News

KFOR-i ofron pako ushqimore dhe veshmbathje për familjet në nevojë

Gjatë javës së kaluar Regjimenti i MSU-së, përmes ekipit të tij CIMIC, ka bërë disa donacione të mallrave thelbësore si ushqime dhe veshmbathje për familjet në nevojë të të gjitha etnive në mbarë Kosovën.

“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Exit mobile version