Komanda Rajonale e KFOR-it Perëndimor (RC-W), mban këtë javë stërvitjen “Big Rock”, në pjesën perëndimore të Kosovës.
Stërvitja, e cila është rutinë ushtarake do të zhvillohet nga data 4 deri më 6 korrik 2023.
“Aktiviteti stërvitor do të kryhet nga kontingjenti shumëkombësh RC-Ë dhe do të përmirësojë gatishmërinë dhe përgatitjen e njësive. Ushtarët dhe automjetet e KFOR-it do të vendosen në komunat e Istogut, Shtërpcës, Mamushës, Deçanit, Gjakovës, Dragashit, Hanit të Elezit dhe Kaçanikut”, thuhet në njoftim.
Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizje ditën dhe natën me fluturime tokësore dhe me helikopterë mbi komunat e Gjakovës, Shtërpcës dhe Mamushës.
Karvanet e mjeteve të rënda do të kalojnë tranzit përgjatë rrugëve kryesore dhe dytësore brenda rajonit.
KFOR-i kryen ushtrime të tilla rutinë për qëllime provash dhe trajnimi për të ofruar një përgjigje në kohë dhe të sigurt. KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile dhe të kufizojë çdo ndërprerje të aktiviteteve komerciale.
“KFOR-i është i përqendruar çdo ditë në zbatimin e mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në fund.