Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të ketë lëvizje të shtuar të trupave të këtij misioni dhe automjeteve brenda Kosovës për shkak të ushtrimeve që do të mbahen.
“Në ditët në vijim do të ketë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda Kosovës, për shkak të procedurës normale të dorëzimit të kontingjenteve”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se ushtrimet do të kryhen gjithashtu për të testuar dhe ruajtur aftësitë operacionale në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i trajnimit dhe gatishmërisë së të gjitha njësive që vijnë në terren.
“Derisa këto ushtrime do të zhvillohen në mënyrë të tillë që të minimizojnë çdo pengesë dhe ndikim për popullatën lokale, është e mundur që mund të ketë vonesa në qarkullimin e trafikut dhe të vërehen lëvizjet e ushtarëve. Prandaj, KFOR-i këshillon shoferët që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë nëse janë afër kolonave të automjeteve ushtarake”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.