Dieta që ne ndjekim jo vetëm që ndikon në shëndetin tonë fizik, por gjithashtu ka efekte serioze në atë mendor. Në fakt, ekziston një degë e psikiatrisë, Psikiatria Nutritional, e cila përdor ushqimin si pjesë e trajtimit të pacientit. Dhe nëse ka ushqime që na ngrenë humorin, ka të tjera që e ulin atë. Dhe kur këto ushqime janë në jetën tonë të përditshme, atëherë ato na e prishin humorin pa e ditur ne.
Cilat janë këto ushqime?
Kafeina
Shumica e njerëzve e fillojnë ditën me një kafe që u jep energji. Sipas ekspertëve, kafeja dhe kafeina në përgjithësi (të përfshira në pije alkoolike dhe joalkoolike), janë të dëmshme për shëndetin tonë mendor. Konsumimi i tepërt i kafeinës (=400 g, pra rreth 4 filxhanë kafe) ka një efekt negativ te stresi, pasi jep stimuj të tepërt në zonën e trurit që percepton kërcënimin dhe fobitë. Në të njëjtën kohë, kafeina dëmton pjesët e trurit që merren me rregullimin stresin.
Alkooli
Kur konsumojmë alkool gjatë natës, trupi ynë e ka të vështirë ta metabolizojë atë, duke ndikuar kështu në cilësinë e gjumit. Ekspertët thonë se edhe një orë më pak gjumë ka një efekt negativ për shtimin e kalorive dhe humorin tonë.
Ëmbëltuesit artificialë
Ushqimet e përpunuara me ëmbëltues artificialë nuk janë vetëm të dëmshme për shëndetin tonë fizik, por edhe për atë mendor. Hulumtimet e deritanishme kanë treguar se ëmbëltuesit artificialë rrisin bakteret e dëmshme në zorrë, gjë që shkakton humor të keq dhe stres.
Të skuqurat
Ne e dimë se ushqimet e skuqura janë më të këqijat për shëndetin tonë. Por ne nuk e dinim sa të dëmshme janë për gjendjen tonë shpirtërore. Në fakt, ushqimet e skuqura nuk ofrojnë asgjë të mirë për trupin. Përkundrazi, e shkatërrojnë në të gjitha nivelet. Sipas një studimi të vitit 2016, ngrënia e tepërt e ushqimeve të skuqura e bën trupin më të prirur ndaj depresionit.
Prandaj, një dietë e shëndetshme është zgjidhja për të mbrojtur jo vetëm shëndetin tonë fizik, por edhe atë mendor.