UBT News

Këto ushqime nuk duhet t’i hani gjatë ditëve të nxehta

Gjatë sezonit veror është e rëndësishme shmangia e disa ushqimeve, që jo vetëm ndikojnë keq, por edhe mund të bëhen shkaktarë për infeksione.

Nuk duhet të konsumoni ushqimet pikante dhe ato që nuk janë vegjetariane. Ushqimet pikante rrisin temperaturën e trupit duke qenë se rritet norma e metabolizmit. Vera nuk është koha më e mirë për të konsumuar mish, peshk apo të gjitha llojet e ushqimeve të detit.

Nëse konsumoni shumë mish do të djersisni më shumë e do keni probleme me tretjen.

Është e rëndësishme të shmangni ushqimet e gatshme apo të fast-food-eve që janë të pasura me yndyrë dhe vaj. Nuk duhet të konsumoni salcat, se përmbajnë sasi të lartë të një lënde që ndikon në shtimin në peshë. Ushqimet mund t’i konsumoni në gjendjen natyrale e nuk keni pse t’u shtoni salcë.

Duhet të tregoni një kujdes shumë të madh edhe ndaj ushqimeve të mbetura nga vaktet e kaluara. Sapo mbarohet ushqimi, pjesën që ngelet duhet ta ruani në ambient të ftohtë ose të ngrohtë, në varësi të llojit. Ushqimi i lënë jashtë mund të kthehet në problem, sepse hyn në një zonë problematike të temperaturës.

Nëse ushqimi lihet jashtë për më shumë se 4 orë, duhet hedhur menjëherë në kosh të plehrave.

Exit mobile version