UBT News

Këto ushqime ju ngopin pa ju shëndoshur

Të ushqyerit keq e bën të pamundur humbjen e kilogramëve vetëm me aktivitet fizik. Kur vjen puna tek rënia nga pesha, ushqimet që konsumoni janë shumë më të rëndësishme se palestra.

Kjo ndodh sepse shumica e dhjamit në trup akumulohet nga yndyrnat e pashëndetshme.

Në këtë artikull, do të mësoni për disa ushqime që ju ngopin pa ju shëndoshur.

Vezët

Janë ushqim i shkëlqyer për rënien në peshë,janë të pasura me proteina, hekur, vitamina dhe minerale, ndërsa përmbajnë pak kalori e sheqer. Mund t’i konsumoni në mëngjes për një vakt të bollshëm ose në drekë, duke i shoqëruar me sallatë jeshile ose sallatë me patate.

Frutat e pyllit

Manaferrat dhe boronicat përmbajnë shumë fibra e pak sheqer krahasuar me frutat tjera. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe vitamina që ndihmojnë trupin dhe reduktojnë inflamacionin. Mund t’i konsumoni me kos, tërshërë ose në sallata.

Arrorët

Janë burime të shkëlqyera të karbohidrateve, yndyrnave të shëndetshme, vitaminave e mineraleve. Janë zgjedhje ideale për energji.

Kosi

Kosi pa yndyrë dhe i përgatitur në shtëpi është i pasur me kalcium, kalium dhe proteina. Mund ta konsumoni në çdo vakt, veçanërisht i shoqëruar me fruta pylli ose arra, pa u shqetësuar për peshën.

Patatet e ëmbla

Janë të larmishme e mund të gatuhen në shumë mënyra. Karbohidratet dhe ëmbëlsia natyrale e bëjnë tretjen më të lehtë. Mund t’i kavërdisni me pak vaj ulliri dhe hudhër për një shije të pasur dhe të shëndetshme. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version