Mushkëritë luajnë një rol thelbësor në sistemin e frymëmarrjes. Ato marrin oksigjenin dhe filtrojnë jashtë organizmit toksinat. Ruajtja e shëndetit të mushkërive dhe funksioneve të tyre është thelbësore. Mushkëritë e shëndetshme garantojnë që organizmi të ushqehet siç duhet me oksigjen.
Aktiviteti fizik, mospirja e duhanit dhe shmangia e ndotjes janë mënyra të mira për të garantuar shëndetin e mushkërive. Ushqimet luajnë rol kryesor për mirëqenien e këtij organi. Barishtet, hudhra, agrumet, frutat e pyllit dhe xhenxhefili janë ndër ushqimet më të rekomandueshme për shëndetin e mushkërive.
Në këtë artikull do të mësoni për tre ushqimet më të mira që pastrojnë mushkëritë.
Fistikët
Janë të rëndësishëm për shëndetin e mushkërive. Fistikët përmbajnë një lloj të veçantë të vitaminës E, e cila ofron mbrojtje ndaj disa formave të sëmundjeve të mushkërive. Fistikët ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe të ngopin lehtë e pa kalori, që janë përgjegjëse për shtimin në peshë.
Speci djegës
Një erëz e fuqishme e mirëbërëse për organizmin, ofron me dhjetëra përfitime për shëndetin e njeriut. Speci ndihmon në shuarjen e kollës që irriton fytin në vazhdimësi. Ekspertë thonë se ai parandalon problemet me të ftohurën dhe gripin. Kjo erëz shpërbën sekrecionet dhe rekomandohet për gjithëkënd që vuan nga bronshiti apo problemet me rrugët e frymëmarrjes.
Ushqimet e pasura me Omega-3
Acidet yndyrore ndihmojnë në pastrimin e mushkërive dhe efikasitetin e frymëmarrjes. Salmoni, sardelet, farat, arrorët dhe vezët janë të pasur me acide yndyrore omega-3. Këto ushqime kanë aftësinë të shmangin inflamacionin në organizëm e përmirësojnë shëndetin mendor.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/