UBT News

Këto sinjale tregojnë se keni alergji nga ushqimi

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e alergjive nga ushqimet përfshijnë:

Obezitetin

Gjenetikën – gjenet e trashëguara mund të rrisin rrezikun për alergji.

Etninë – fëmijët aziatikë dhe ata me ngjyrë kanë rrezik më të lartë krahasuar me fëmijët e bardhë.

Dietën e dobët – mungesa e omega-3 dhe vitaminës D konsiderohet ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e alergjive.

Simptomat e zakonshme të alergjive ushqimore

Reaksionet alergjike nga ushqimi nuk shfaqen menjëherë pas ngrënies, në disa raste dalin edhe pas disa orësh.

Nëse dyshoni për alergji, kontrolloni nëse keni këto shenja:

1. Puçra dhe kruarje lëkure

Shfaqja e puçrave të kuq dhe kruarja e tyre është tregues i mundshëm alergjie. Mund të jetë reaksion nga kontakti me një substancë.

2. Kruarje në gojë

Kruarja e gjuhës apo e qiellzës mund të jetë shenjë e reagimit ndaj një ushqimi.

3. Përzierje, të vjella dhe dhimbje stomaku

Nëse trupi reagon menjëherë me përzierje apo të vjella, mund të jetë alergji ose edhe helmim ushqimor.

4. Enjtje e gojës, gjuhës apo fytyrës

Enjtja e fytit është e rrezikshme, pasi mund të bllokojë frymëmarrjen. Në këtë rast kërkohet trajtim urgjent.

5. Marramendje

Marramendja ose humbja e ndjenjave pas konsumimit të ushqimit mund të jetë sinjal alergjie. Nëse lëkura merr ngjyrë blu dhe pulsi dobësohet, reagimi është i rëndë.

6. Vështirësi në frymëmarrje

Kollitja, vështirësia në frymë, shtrëngimi në gjoks ose ndjesia e një “guri” në fyt janë shenja serioze. Duhet kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas American College of Asthma, Allergy and Immunology, forma më e rrezikshme e alergjisë është anaphylaxis, një reagim potencialisht fatal që shfaqet brenda minutave dhe shkakton bllokim të frymëmarrjes, rënie ose përshpejtim të fortë të pulsit.

Trajtimi i vetëm efektiv i menjëhershëm është injektimi i epinefrinës (adrenalinës). /A.Z/UBT News/

 

Exit mobile version