UBT News

Këto shenja të fytyrës zbulojnë herët autizmin

Si prind t’i nuk do të besosh kurrë se fëmija juaj ka një problem. Por, kur bëhet fjalë për autizmin, zbulimi i hershëm-idealisht përpara moshës 18 muajshe bën një diference të madhe. Pavarësisht moshës mos humb shpresë. Trajtimi mund të reduktojë efektet e shqetësimit dhe të ndihmojë fëmijën tuaj të mësojë, rritet dhe të lulëzojë.

Autizmi mund të diagnostikohet herët tek një fëmijë, nga një deri në dy vjeç e gjysmë, pretendojnë dy studime të reja dhe se kur fëmijët përqendrojnë shikimin e tyre teksa shohin ndërveprimin social të të tjerëve, mund të zbulojë shoqërinë e tyre dhe aftësitë verbale.

Në studimin e parë, të botuar në JAMA Network Open , studiuesit ekzaminuan 1089 fëmijë të moshës një deri 2.5 vjeç nga Children’s Healthcare of Atlanta me simptoma që sugjerojnë çrregullime të spektrit të autizmit ose faktorë gjenetikë që predispozojnë për çrregullimin neurozhvillues. 519 ishin të diagnostikuar.

Eksperimenti përfshinte shikimin e 14 videove afërsisht një minutëshe të ndërveprimeve të ndryshme sociale midis foshnjave. Kamerat speciale gjurmuan kokën e syrit të fëmijëve të testuar me një shpejtësi prej 120 herë në sekondë për të regjistruar mikrolëvizjet ndërsa ata shikonin filmat. Të dhënat më pas u ngarkuan në një kompjuter për t’u kontrolluar nga një program i krijuar posaçërisht për të zbuluar çrregullimet e autizmit.

Krahasuar me diagnozat standarde të mjekëve, metoda e gjurmimit të lëvizjes së syrit ishte 86% e saktë në identifikimin e çrregullimit.

Shnjat dhe simptomat e autizmit variojnë po ashtu dhe efektet, disa fëmijë me autizëm kanë çregullime mesatare, të tjerë probleme më të mëdha për të kaluar.  Por çdo fëmijë në spektrin autik ka problem, në këto tre fusha:

  • Komunikimi verbal dhe jo verbal;
  • Ndërveprimi me të tjerë dhe botën jashtë;
  • Mendimi dhe sjellja fleksibël. /UBT News/

Exit mobile version