UBT News

Këto sëmundje mund t’i trajtoni me qepë

Qepa është një nga perimet më të mira e të shëndetshme të nëntokës. Qepa përmirëson imunitetin, rregullon nivelin e sheqerit në gjak, ul kolesterolin, mbron zemrën dhe trajton reumatizmën.

Si ta përdorni qepën kundër sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore?

Qepa mund të përdoret me efikasitet kundër etheve, rënies së flokëve, infeksioneve të veshit e të tjerë.

Kolla – Ato përmbajnë sulfur që lufton bakteret e mikrobet që shkaktojnë kollë. Prijeni gjysmën e qepës e spërkateni me sheqer kafe. Qepët e sheqerosura mund të hahen dy herë në ditë kundër kollës. Bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes. Përziejeni qepën e grirë me vaj të arrës së kokosit e lyeni kraharorin. Mbulohuni me peshqir e do vëreni si qepa ndihmon në zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes nga sekrecionit.

Temperatura – Nëse keni temperaturë, lyeni shputat e këmbëve me vajin e arrës së kokosit dhe në pjesën e harkut vendosni feta të holla. Mbështillni këmbët me qese plastike e vishni çorape. Qepët duhet t’i mbani në shputat e këmbës të përthithin toksinat e ulin temperaturën.

Të vjellat – Grijeni qepën hollë, vendoseni në një napë dhe shtrydhni lëngun. Shtoni çaj nenexhiku të ngrohtë. Pasi lëngu të jetë ftohur, pini dy lugë nga lëngu i qepës dhe 5 minuta më vonë të njëjtën sasi të çajit të nenexhikut. Këtë duhet ta përsërisni deri sa të vjellat të mbarojnë.

Infeksionet e veshit – Grini një qepë të plotë dhe më pas futeni në një çorape të pastër pambuku. Atë vendoseni mbi veshin e sëmurë që të përthithë infeksionin.

Qepa për pastrimin e ajrit – Qepën mund ta përdorni edhe për pastrimin e ajrit, duke vendosur copa të saj nëpër zona të ndryshme të shtëpisë. Ajo do të përthithë të gjitha bakteret dhe viruset nga ajri.

Rënia e flokëve – Zieni një kokërr qepë dhe lëngun e saj përdoreni për të lagur flokun para se ta lani me shampo. Lëngu i qepës do të përshpejtojë rritjen e flokut, do të parandalojë rënien e tij dhe do të zhdukë zbokthin.

Exit mobile version