Kafeja e sidomos në mëngjes është esenciale dhe i ndihmon njerëzit të zgjohen nga gjumi e të marrin gjithë dozën e nevojshme të energjisë për të përballuar ditën. Por, duket se kafeja turke shkon përtej kënaqësisë së shqisave, duke sjellë edhe përfitime shëndetësore.
Kafeina në kafe është stimulues i sistemit nervor qendror, duke “përshpejtuar gjithçka” në trup dhe tru, sipas “Shoqatës Amerikane të Mjekësisë”. “Ajo rrit nivelet tuaja të energjisë dhe ulë ndjenjat e lodhjes,” thotë Lisa Young, dietologe në New York.
Por, cilat janë përfitimet e vërteta?
-2 kalori
-0 gram yndyrë
-0.3 gramë proteina
-95 miligramë kafeinë
-116 miligramë kalium
-4 miligramë natrium
Kafeja e zezë nuk ka karbohidrate, kolesterol apo fibra, ajo përmban pak kalcium, magnez, fosfor dhe folate.
Përfitimet e kafesë së zezë, kokrrat e kafesë kanë më shumë se 100 përbërës biologjikisht aktivë, duke përfshirë edhe antioksidantë të fuqishëm, të gjitha ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës, forcimin e metabolizmit, pengojnë thithjen e yndyrës nga zorrët e bllokojnë receptorët e përfshirë me ritme jonormale të zemrës, sipas një studimi të prezantuar në “American College of Cardiology” dy vite më parë.
Shëndeti i zemrës, dy deri tre filxhanë kafe në ditë ndikojnë në jetëgjatësinë dhe rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës e problemeve të ritmit të këtij organi. Njerëzit që pinë 1,5 deri në 3,5 filxhanë në ditë pa shtuar sheqer, kanë 16% deri në 21% më pak gjasa të vdesin sesa njerëzit që nuk pinë fare kafe.
Humbje peshe, konsumimi i moderuar i kafesë mund të vlejë edhe në strategjinë e menaxhimit të peshës, kafeja ul oreksin e ndikon në metabolizmin tuaj.
Shëndeti i trurit, studimi i 2021-ës zbuloi se njerëzit që pinin katër deri gjashtë filxhanë kafe në ditë kishin mundësi më të pakta të goditjes në tru e demencës.
Kafeja përmirëson humorin, në doza të ulëta, kafeina mund të ketë ndikim edhe në çështjen e depresionit. Kjo për shkak se kafeina stimulon dopaminën, një kimikat në tru që luan rol në motivimin e kënaqësisë dhe humorit të mirë. /UBT News/