Çdo gjë e trashëgojmë nga prindërit, duke filluar nga sjellja e deri tek inteligjenca.Megjithëse gjenetika është diçka komplekse, hulumtimet kanë treguar se disa trajta të caktuara i trashëgojmë vetëm nga nëna. “Kopje e nënës” është një shprehje që mund të ketë kuptime të ndryshme, varësisht nga konteksti.
Në kuptimin biologjik – Përdoret për të përshkruar një fëmijë që i ngjan shumë nënës, në dukje, karakteristika fizike ose personaliteti. Në këtë kuptim, shprehja do të thotë që dikush është i ngjashëm me nënën.
Në kuptimin figurativ – Shprehja përdoret për të përshkruar personin që ka ndjekur shembullin e nënës, si në mënyrën e të vepruarit, sjelljen apo stilet e jetesës. Kjo mund të jetë referencë për ndikimin që një nënë ka në jetën e fëmijës së saj.
Por, një fëmijë i merr disa tipare nga nëna dhe ato janë:
Inteligjenca
Një anketim me mbi 12,000 njerëz mes moshave 14-22 vjet ka zbuluar çfarë faktorë ndikojnë në inteligjencë, status socio-ekonomik dhe edukim. Nëna e ka ndikimin më të madh gjenetik në inteligjencën e fëmijës. Sipas ekspertëve, inteligjenca e nënës dhe fëmijës dallon mesatarisht vetëm 15 pikë.
Shprehitë e gjumit
Studimi i publikuar në revistën “Sleep Medicine” kishte zbuluar se nënat u’a trashëgojnë fëmijëve shprehitë e gjumit dhe se bebet pushojnë më pak dhe flejnë më vonë nëse nënat kanë probleme me gjumë. Shkencëtarët nuk e kanë zbuluar të njëjtën lidhje me baballarët e tyre.
Shpejtësia e plakjes
Gjenet e nënës ndikojnë në shpejtësinë e plakjes. Shkencëtarët kanë zbuluar se një gjen të cilin e trashëgojmë vetëm nga nëna e kontrollon në mënyrë të pjesshme procesin e plakjes.
Menopauza
Edhe mosha në të cilën e kaloni menopauzën duket se trashëgohet nga nëna. Ekipi hulumtues ka zbuluar se nuk luan rol vetëm gjenetika, por edhe stili i jetesës. /UBT News/