UBT News

Këto janë zhvillimet kryesore në Ukrainë

Ndërsa Ukraina vazhdon të përparojë me ofensivën e saj në lindje dhe jug dhe kritikat për përpjekjet luftarake të Putinit po diskutohen në Rusi, këtu keni një përmbledhje të zhvillimeve më kryesore:

*Ushtria private e Putinit përballet me pengesa: Një hetim ekskluziv i CNN ka zbuluar se mercenarët e Wagner të dërguar për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë po përballen me pengesa të ndryshme, përfshirë furnizimin.

*Kievi rikthen territor në jug:
Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se forcat ukrainase kanë rimarrë më shumë se 500 kilometra katrorë territor në rajonin jugor të Khersonit në më pak se një javë.

*Çmimi i Paqes në kohë lufte: Çmimi Nobel për Paqe për vitin 2022 iu dha mbrojtësve të të drejtave të njeriut në Ukrainë, Rusi dhe Bjellorusi.

*Biden paralajmëron për krizën bërthamore: Presidenti amerikan paralajmëroi për “Armagedon” nëse Rusia do të lëshonte një armë bërthamore taktike në Ukrainë, megjithëse një zyrtar amerikan i hodhi poshtë komentet, duke thënë se administrata nuk kishte parë asnjë ndryshim në qëndrimin bërthamor të Rusisë për momentin.

*”Nuk kam shifra të sakta”: Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka mohuar një raport të medias ruse që thoshte se 700,000 rusë ishin larguar nga vendi që kur Putin njoftoi një lëvizje mobilizimi muajin e kaluar. CNN nuk e ka konfirmuar raportin./UBTNews/

Exit mobile version