Inspektorët bërthamorë të OKB-së janë aktualisht në termocentralin Zaporizhzhia, duke inspektuar objektin më të madh bërthamor të Evropës pas muajsh granatimesh – dhe mes paralajmërimeve për një fatkeqësi të mundshme në termocentral.
Këtu gjeni një përmbledhje të zhvillimeve të fundit:
*Inspektorët nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së kanë mbërritur në termocentralin e Zaporizhzhia-s të kontrolluar nga Rusia.
*Ata ishin bllokuar në një pikë kontrolli prapa vijës së Ukrainës, me Kievin që akuzonte Rusinë për bombardime të reja pranë objektit.
*Operatori shtetëror bërthamor i Ukrainës thotë se sulmet detyruan mbylljen e një prej reaktorëve të centralit.
*Kreu i misionit, Rafael Grossi nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, tha se ekipi i tij ishte i vendosur të inspektonte vendin pavarësisht vonesave.
*Kryetari i qytetit më të afërt të uzinës, Enerhodar, akuzoi Rusinë për bombardimin e zonës, duke thënë se mes të vrarëve kishte civilë.
*Rusia tha se 60 “diversantë” ukrainas që kishin tentuar të rimarrin centralin këtë mëngjes u vranë.
*Moska dhe Kievi kanë mohuar përgjegjësinë për bombardimet në zonë./UBTNews/