UBT News

Këto janë vlerat ushqyese të çokollatës së zezë

Edhe pse çokollata e zezë është konsideruar si një ushqim me përmbajtje të lartë kalorike, ajo mund të ndihmojë padyshim mirëqenien e njeriut.

Merita për këtë gjë është kryesisht prania e flavonoideve, të cilat janë antioksidantë të fuqishëm, që ndihmojnë funksionimin e mëlçisë, sistemin imunitar, kapilarët dhe gjithashtu kontribuojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve, të tilla si kardiovaskulare dhe inflamatore.
Gjithashtu kjo çokollatë përmban një sasi të mirë të fibrave (3.2 gr për 40 gr), karbohidrate, sheqerna, proteina dhe është më pak kalorike sesa qumështi.

Një detaj tjetër është dhe sasia relative e magnezit, kaliumit dhe fosforit. Por përtej vlerave ushqyese, ju s’duhet të hiqni dorë nga shija e një cope çokollate, pasi ka edhe disa të mira të tjera:

1.Qarkullimi i gjakut

Kjo çokollatë posedon veti antikogagulante, që i vjen në ndihmë përmirësimit të qarkullimit të gjakut. Pra është pothuajse si një ilaç.

2.Ndihmon funksionimin e zemrës

Të hash çokollatë të zezë të ndihmon në uljen e kolesterolit të keq në gjak, tensionin e gjakut dhe si pasoj ul rrezikun për një sëmundje zemre në të ardhmen.

3.Sëmundjet kardiovaskulare

Sidomos për gratë, konusmimi i 45 gram çokollate të zezë në harkun kohor të 1 jave, zvogëlon shanset për vuajtjen e ndonjë sëmundjeje kardiovaskulare.

4.Përmirëson shikimin

Duke qenë se është një ushqim që përmirëson qarkullimin e gjakut për në tru, çokollata e zezë është efikase edhe për qarkullimin e gjakut drejt retinës, duke përmirësuar kështu shikimin.

5.Nxit ngopjen

Përmban shumë fibra dhe për këtë arsye ul dëshirën për të ngrënë ushqime të tjera. Kështu, shmang shtimin në peshë.

6.Rrit përqendrimin dhe të mësuarin

Falë qarkullimit të gjakut në tru mund të jeni më aktivë. Çokollata e zezë të lehtëson edhe të mësuarin.

7.Diabeti

Për shkak se vlerat e saj rrisin rezistencën e insulinës, çokollata e zezë mund të ndihmojë në luftën kundër diabetit, me kusht që të konsumohet në sasi të duhura, pa e tepruar.

8.Mbron lëkurën

Falë flavonoidit, antioksidanti që ka aftësinë për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UV, çokollata, me përmbajtje 70% të kakaos, është gjithashtu një aleat i mirë për lëkurën.

9.Redukton kollën

Ndër komponentët e çokollatës, është një i quajtur teobromina, i cili vepron mbi vagus, nervin e kafkës që shkakton kollë, duke e ulur atë.

10.Ngre humorin

Kjo është sigurisht “e mira” më e famshme. Kur një person është në depresion, i dekurajuar apo i stresuar, nuk ka gjë më të mirë se një copë çokollate e zezë për t’u ndjerë më mirë./neps.al

Exit mobile version