Në Qendrën e Numrit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe i atyre të personave me nevoja të veçanta.
Nga 29 mijë e 490 vota sa ishin për t’u numëruar, më së shumti ka marrë Lëvizja Vetëvendosje me 14 mijë e 939 vota.
E dyta që ka marrë më së shumti vota nga ato me kusht dhe personat me nevoja të veçanta është Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë 4 mijë e 997 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 2 mijë e 944 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 2 mijë e 167 vota.
Lista Serbe ka marrë 1 mijë e 178 vota dhe Nisma Socialdemokrate ka marrë 1 mijë e 33 vota.
Ndërkohë, në mëngjesin e sotëm ka filluar numërimi i votave të ardhura përmes postës. Gjithsej janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime të cilat do të numërohen në QNR.