UBT News

Këto janë rezultatet e reja preliminare të publikuara nga KQZ-ja

Komisioni Qendror i Zgjedheve ka dal me statistika të reja në orën 6:04 minuta. Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje prin me rezultat 41.29 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.83 për qind. Në radhë është Lidhja Demokratike me 17.75 për qind, e katërta me radhë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.68 për qind.

Poashtu Lista Serbe ka fituar 3.96 për qind.

Këto rezultate preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e poersonave me nevoja të veçanta si dhe votat jashtë Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të dhënat për procesin e votimit do të mblidhen në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet, për shkak të mosfunksionimit të aplikacionit.

Në një konferencë për media, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se mos transmetimi i të dhënave apo rezultateve preliminare të subjekteve politike përmes platformës elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet të cilat tashmë janë pjesë e këtyre formularëve.

Exit mobile version