Ndoshta tashmë e dinit se dalja në natyrë për të marrë pak ajër të pastër dhe rreze dielli, është e mirë për trupin tuaj.
Por sipas një studimi të kryer kohët e fundit, zhurmat që krijohen natyralisht në natyrë, mund të ofrojë shumë përfitime të tjera shnëdetsore.
Çfarë zbuloi studimi rreth përfitimeve shëndetsore nga tingujt e natyrës?
Studiuesit në departamentin e biologjisë në Universitetin Carleton në Otava, Kanada, hulumtuan për efektet e tingujve të natyrës në gjendjen shpirtërore dhe trupin e njeriut.
Ku përfshiheshin tinguj të tillë si cicërimat e zogjve dhe zhurma e lumenjve që rrjedhin.
Gjetjet e tyre lidheshin me një shumëllojshmëri të gjerë përfitimesh, që nga reduktimi i stresit ose dhimbjeve të ndryshme, deri në përmirësimin e humorit dhe aftësive njohëse.
Studiuesit zbuluan se cicërimat e zogjve kishin efektin më të madh në uljen e stresit.
“Ne në fakt kemi dëshmi mjaft të mira se ka përfitime të mëdha shëndetësore nga qëndrimi në natyrë,” tha George Wittemyer, një bashkëautor i studimit.
“Provat janë vërtet të qarta se zhurmat e natyrës, zvogëlojnë stresin dhe lidhen me përfitime pozitive shëndetësore”, shtoi ai.
Pra, ne të gjithë duhet të vrapojmë drejt parkut më të afërt, apo jo? Epo prisni një sekondë, sepse studiuesit kanë edhe një lajm të keq për të ndarë.
Ndërsa studiuesit hulumtonin sesi tingujt e natyrës ndikojnë tek njerëzit, ekipi studioi tingujt audio të regjistruara në parqe të ndryshme.
Rezultoi se sa më të populluar të jenë parqet, aq më pak do të dëgjohen këto tinguj.
Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se duhet t’i shmangim hapësirat natyrore, por përkundrazi, të përpiqemi më shumë që t’i mbrojmë ato.
“Unë do t’i inkurajoja njerëzit që të marrin një moment për të ndaluar, dëgjuar dhe përfituar nga tingujt në natyrë. Mendoj se kjo është diçka që ne shpesh e anashkalojmë dhe e marrim si të mirëqenë,” tha Wittemyer.
“Ne duhet t’a mbrojmë natyrën dhe të mundohemi që të mos e mbysim atë me zhurmë”, përfundoi ai./AgroWeb.org