UBT News

Këto janë përfitimet e uthullës së mollës për fëmijët

Ju mund të pasuroni regjimin tuaj ushqimor me uthull molle për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Por a i dini përfitimet e saj edhe për fëmijët? Njihuni me to:

Nuk ka kalori.

Ashtu si të rriturit edhe fëmijët luftojnë me peshën e tepërt. Prandaj është e rëndësishme të gjeni mënyra të reja për të kursyer kalori pa e bërë fëmijën tuaj të ndihet i privuar nga ushqimi.

Uthulla e mollës është një zgjedhje e mirë për fëmijët sepse i shton shije ushqimit dhe nuk përmban asnjë kalori.

E pasur me antioksidantë.

Uthulla e mollës është e pasur me polifenole, të cilat janë një lloj antioksidantësh. Antioksidantët në ushqim ofrojnë mbrojtje kundër dëmtimit të qelizave nga radikalet e lira.

Njerëzit që kanë një regjim ushqimor të pasur me antioksidantë kanë shkallë më të ulët rrezikshmërie të sëmundjeve kronike si kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Duke shtuar uthull molle në regjimin ushqimor të fëmijës tuaj, ju do ta mbroni atë nga sëmundje të ndryshme.

Disa shqetësime shëndetësore të mundshme!

Helmimi me ushqim tek fëmijët është veçanërisht i rrezikshëm pasi sistemi i tyre imunitar është në zhvillim. Për të kufizuar rrezikun, blini vetëm uthull molle të pasterizuar.

Një artikull i vitit 2012 i botuar në Revistën Hollandeze të Stomatologjisë u raportua për një rast të dëmtimit të dhëmbëve pas përdorimit kronik të uthullës së mollës si suplement.

Është e rëndësishme të mbroni dhëmbët e fëmijës suaj për të parandaluar prishjen e dhëmbëve dhe problemet dentare. Përdorimi i uthullës në ushqim mund të ndihmojë në parandalimin e disa prej efekteve në dhëmbët e fëmijës tuaj./AgroWeb.org

Exit mobile version