Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2 mijë e 254 tiketa trafiku.
Në raportin e policisë potencohet po ashtu se janë regjistruar 36 aksidente trafiku me dëme materiale, derisa aksidente trafiku me të lënduar 14 raste.
Gjithashtu në raport janë evidentuar edhe 17 të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 10 persona janë dërguar në mbajtje.