Kemi dëgjuar shumë filozofi dhe teori mbi ushqyerjen e shëndetshme, por ajo që nuk ju kanë thënë akoma janë ushqimet e vërteta që nutricionistët këshillojnë që të jeni sa më të shëndetshëm.
Këto 10 ushqime janë ato që një pjesë e madhe e nutricionistëve kanë rënë dakort se duhet t’i konsideroni më të shëndetshme.
1.Boronica
Ka të paktën 15 lloje të ndryshme përbërësish të gjetur në boronica dhe të gjithë janë antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë pothuajse çdo sistem në trup. Antioksidantë ruajnë dëmtimin e qelizave, indeve dhe muskujve dhe janë të rëndësishme për shëndetin kardiovaskular, dhe shëndetin e trurit.
Nutricionistja Dana James thotë se boronicat gjithashtu kanë karbohidrate të shëndetshme dhe fibra të pasura të cilat ndihmojnë me tretjen dhe menaxhimin e peshës.
Ata janë gjithashtu të ngarkuar me vitamina dhe minerale, duke përfshirë hekurin, magnezin, zinkun, kalciumin, kaliumin dhe vitaminat A, C dhe K.
Boronicat kanë vlera të shumta shëndetësore duke përfshirë mbajtjen e eshtrave të forta dhe ndihmën për të luftuar sëmundjet e zemrës dhe kancerin.
2.Zarzavatet me gjethe jeshile
Zarzavate me gjethe jeshile si spinaqi dhe lakra janë një kategori tjetër e ushqimeve që asnjë nutricionist nuk mund të gabojë. Zarzavatet me gjethe janë me kalori të ulëta dhe lëndë ushqyese të dendura.
Disa prej ushqyesve të fuqishëm që përmbajnë zarzavatet me gjethe jeshile përfshijnë “vitamina A, C dhe K, folate, kalium, magnez, kalcium, hekur, lutein dhe fibra.
Lakra, në veçanti, është e dashur nga dietologët sepse përmban nivele të larta antioksidantësh, të cilat ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve, si kanceri dhe sëmundjet e zemrës.Ajo ul kolesterolin, ndihmon mëlçinë, tretjen dhe është një ushqim detoksifik.
3.Avokadot
Dietologët në të gjithë botën thonë se avokado është tepër e shëndetshme për zemrën dhe gjysma e tyre e listojnë si një nga tri ushqimet më të shëndetshme në botë.
Avokado është e pasur me vitamina K, C, B5 dhe B6, si dhe minerale kyçe, që përmbajnë kalium, fibra dhe ndihmojnë në tretje “.
Yndyrat e avocados veprojnë si “mbrojtës membranë qelizore”.
Kjo do të thotë lëkurë më e bukur, truri më i shpejtë dhe më shumë energji!
4.Fasulet
Fasulet janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave me bazë bimore, me fibër të lartë dhe ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit, menaxhimin e sheqerit në gjak, si dhe menaxhimin e peshës.
Ato janë të pasura me hekur, magnez, kalium dhe zink.
5.Hudhra
Hudhra është një tjetër ushqim që të gjithë ekspertët e të ushqyerit bien dakord se është një superushqim.
Ajo përmban Allicin, një fitokimik që ka shumë vlera medicinale, hudhra lufton viruset, bakteret e t këqija dhe kërpudhat.
Hudhra gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e kolesterolit dhe presionit të gjakut. Plus, ajo përmban nivele të larta të vitaminave dhe mineraleve pa shtuar kalori.
Disa nga këto lëndë ushqyese përfshijnë mangan, vitaminë B6 dhe vitaminë C.
6.Limon
Limoni përmban një listë të gjatë vitaminash super të rëndësishme dhe minerale, shumë prej të cilave kontribuojnë për shëndetin e ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe sistemin imunitar. Gjithashtu ndikon në përmirësimin e shendetit të flokëve ë dhe të lëkurës.
Vitamina C në limon ndihmon prodhimin e kolagjenit dhe mbron lëkurën nga radikalet e lira, të cilat mund të çojnë në kancer.
Ushqyesit që mban limoni gjithashtu ndihmojnë në rritjen e nivel it të mirë të kolesterolit dhe zvogëlimin e inflamacionit.
7.Farat Chia
Kjo farë e vogël e ngrënshme është shtuar në listën e superushqimeve.
Farat chia janë të ngarkuara me omega-3 dhe antioksidantë, të cilat ndihmojnë në nxitjen e shëndetit optimal. Ato janë një nga burimet më të mira të fibrave dhe ndihmojnë shëndetin e kockave, pasi kanë vlera të larta si në kalcium ashtu edhe në magnez.
8.Lakrat Bruksel
E papritur por e vërtetë: Të gjithë nutricionistët e miratojnë lakrën si një nga zarzavatet më të mira. Lakrat janë të ngarkuar me sulforaphane, një lëndë ushqyese biokimike që rrit enzimat kundër kancerit në trup.
9.Kuinoa
Kuinoa rekomandohet si proteinë me bazë bimore mahnitëse. Çfarë e bën kuinoa-n të veçantë është se ajo është një proteinë e plotë.
Kjo do të thotë se kuinoa përmban proporcionin e përsosur të të gjitha nëntë aminoacideve esenciale të nevojshme për ushqim optimal.Është një burim i lartë i proteinave natyrale pa gluten, ka shije të kënaqshme dhe cilësi.
Përveç kësaj, ajo përmban ushqyes të rëndësishëm si magnez, fibra, mangan, riboflavin dhe vitamina B, të cilat ndihmojnë trupin të konvertojë ushqimin në energji.
10.Salmon i egër
Salmoni i egër është i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe përmban më pak toksina si PCB sesa salmoni i kultivuar.
Omega-3 janë të rëndësishme, pasi zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ndihmojnë në rritjen e kolesterolit të mirë.
Omega-3 kanë qenë gjithashtu të lidhura me ndihmën për të zvogëluar rreziqet për depresion, kancer dhe për të ndihmuar funksionimin e përgjithshëm njohës.
Salmoni i egër është i ngarkuar me aminoacide dhe vitamina B, që ndihmon në gjallërimin e lëkurës dhe tonifikimin e muskujve./neps