Me hyrjen në nëntor, ndiejmë të ftohtin që na kujton se është koha të vishemi më trashë. Një nga kënaqësitë e kësaj stine është një pjate supe të ngrohtë, e cila na ofron rehatinë e shtëpisë. Stina e vjeshtës na sjell një gamë të pasur frutash dhe perimesh që e bëjnë ushqimin tonë më të shijshëm dhe të shëndetshëm.
Në këtë artikull, do t’ju prezantojmë me disa nga frutat dhe perimet më të mira për t’u konsumuar gjatë këtyre ditëve të ftohta, që jo vetëm do të ngrohin trupin tuaj, por gjithashtu do t’ju ofrojnë vlera ushqyese të rëndësishme. Le të shohim disa nga më të mirat që na ofron ky muaj i bukur!
Panxhari i kuq
Ka vetëm një pamje të bukur, duke qenë se kanë ngjyrë të fortë të kuqe që shkëlqen, por ka dhe një kombinim të shkëlqyer të së ëmblës me tokën. Nëse hyn tek kategoria e atyre që nuk e fusin në gojë panxharin, bëni mirë ta rikonsideroni duke qenë se ka edhe shumë vlera ushqyese.
Lakra
Lakra është një nga perimet më të shëndetshme dhe të përdorura gjerësisht në kuzhinat e shumë vendeve. E pasur me vitamina, veçanërisht vitaminë C dhe K, ajo ofron një sërë përfitimesh shëndetësore që e bëjnë atë një super ushqim.
E pasur me vitaminë C dhe K, është super ushqim për parandalimin e radikaleve të lira, duke ngrënë më shumë lakër ndihmoni të zvogëloni rrezikun e kancerit të gjirit dhe kancerit në zorrë e prostat.
Mandarina
Mandarina është një frut i vogël dhe i ëmbël, pjesë e familjes së agrumeve, e cila përfshin gjithashtu portokallet dhe limonët. Me lëkurën e saj të hollë dhe të lehtë për t’u hequr, mandarina është e njohur për shijen e saj të freskët dhe lëngshme, duke e bërë atë një zgjedhje ideale për një snack të shëndetshëm.
Për ta ruajtur freskinë, rekomandohet të ruhet në frigorifer, brenda një qese plastike të izoluara mirë, që ndihmon në mbajtjen e lagështisë dhe parandalon tharjen. Një burim i shkëlqyer i vitaminës C, mandarina jo vetëm që është e shijshme, por gjithashtu ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe është e shkëlqyer për t’u konsumuar gjatë muajve të ftohtë.
Perimet me rrënjë
Përveç karrotës, ka dhe shumë perime tjera me rrënjë që janë të shkëlqyera. Një nga ato është dhe preshi i gatuar në gjellë, byrek apo i shtuar në sallatë.
Ullinj
Një nga pemët më të përmendura në librat e shenjtë, ndërkohë që fruti është krejt shpirti i shijes mesdhetare, ullinjtë duhet të jenë të fortë e jo të gërvishur apo të dëmtuar.
Sigurohuni ta shijoni nëntorin e mbushur me festa por edhe me ushqime të shëndetshme e plot shije. /UBTNews/