Gani Dreshaj, Shqipe Kastrati dhe Rrahim Ajeti janë kandidatët për deputetë që kanë probleme me ligjin dhe që janë zëvendësuar nga partia e tyre, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Këtë për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zyrtari për media i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
“Sot janë zëvendësuar emrat e kandidatëve për deputetë” tha shkurtimisht Xhemaili.
Xhemaili mes tjerash ka treguar edhe emrat e kadidatëve për deputetë që janë zëvendësuar.
“Kandidati me numër rendor 20, Gani Dreshaj, zëvendësohet me kandidatin Bashkim Kaliqanaj. Kandidatja me numër rendor 70, Shqipe Kastrati, zëvendësohet me kandidaten Albana Kastrati. Kandidati me numër rendor 74, Rrahim Ajeti, zëvendësohet me kandidaten Amire Ajeti”, tha Xhemaili.