UBT News

Këtë frut duhet ta konsumoni çdo ditë

Një nga frutat absolutisht më të shëndetshme për organizmin është mjedra. Ekspertët thonë se një racion prej 130-150 gramë mjedra ofron përfitimet e mëposhtme:

•1.5 gramë proteinë,
• 8 gramë fibra
• 54% të nevojave ditore të vitaminës C,
• 12% të vitaminës K,
• 6% të folatit,
• 5% të vitaminës E,
• 41% të nevojave ditore për kalium
• antioksidantë,
• vitaminën B-6
• kalcium,
• hekur,
• zink,
• magnez
• betakaroten dhe kolinë

Pra, bëhet fjalë për shumë përfitime në një racion të vetëm gjë që e bëjnë mjedrën, aleatin e shëndetit, sidomos tani në këto periudha sfiduese për shëndetin. Megjithatë, ju ftojmë të lexoni në detaje mbi ndikimin e mjedrave në shëndetin tonë.

Shëndet i zemrës
Ushqimet e pasura me antioksidantë, siç është dhe rasti i mjedrave, ulin rrezikun ndaj sëmundjeve kardiovaskolare. Kaliumi tek mjedrat ndihmon shumë edhe në shëndetin e zemrës. Në një studim u zbulua se, njerëzit që konsumuan 4,069 mg kalium në ditë iishin 49% më pak të rrezikuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare se ata që marrin më pak se 1000 mg kalium në ditë.

Tumoret
Mjedrat kanë antioksidantë shumë të fuqishëm që veprojnë kundër radikaleve të lira duke penguar rritjen e tumorit dhe uljen e inflamacionit në trup. Të njëjtët antioksidantë që mbrojnë zemrën nga sëmundjet, gjithashtu ndihmojnë për të ngadalësuar zhvillimin e kancerit, të disa llojeve, duke përfshirë atë të ezofagut, mushkërive, gojës, mitrës, pankreasit, prostatës dhe zorrës së trashë.

Diabeti
Çdo ushqim natyral që ka lëkurë është shumë e pasur me fibra dhe mjedrat kanë shumë lëkurë. Ushqimet me fibra të larta e mbajnë sheqerin në gjak në nivele të balancuara. Studimet kanë treguar se diabetikët e tipit 1, që konsumojnë ushqime të pasura me fibra kanë nivel të ulët të glukozës në gjak, ndërkohë që ato të tipit 2, kanë një përmirësim të sheqerit në gjak në nivelet e lipideve dhe të insulinës.

Tretjen
Fibrat dhe sasia e ujit tek mjedrat ndihmojnë tretjen duke ushqyer florën bakteriale, duke eliminuar toksinat që shkaktojnë probleme në stomak dhe shkaktojnë konstipacion.

Shëndeti i syve
Ushqimet e pasura me vitamin C, si mjedrat, kanë treguar se i mbajnë sytë e shëndetshëm, pasi i mbrojnë ato ndaj dëmtimit të rrezeve ultravjollcë. Mjedrat gjithashtu përmbajnë antioksidantin zeaksanthinë, që filtron rrezet e rrezikshme blu që dëmtojnë shëndetin e syve.

Exit mobile version