Antibiotikët përdoren për të vrarë ose penguar rritjen e baktereve. Edhe pse mund t’i mendoni antibiotikët si ilaç, ato në fakt kanë ekzistuar për shekuj me rradhë në formë natyrale.
Disa ekstrakte bimore, vajra esencialë e madje ushqimet kanë veti antibiotike që ju ndihmojnë në trajtimin e infeksioneve.
Një shembull që mund të përmendim është ekstrakti i boronicës së kuqe, që përmban veti antibakteriale dhe antioksidantë, perfekte për tratimin e infeksioneve të traktit urinar. Bimët mund të kenë veti antibakteriale dhe antifungale.
Ato mund të jenë po aq efektive sa një antibiotik kimik në trajtimin e rritjes së tepërttë bakterieve në zorrë.
Mjalti
Një nga antibiotikët më të vjetër në botë. Egjiptianët përdorën mjaltin si antibiotik natyral dhe mbrojtës të lëkurës. Ai përmban peroksid hidrogjeni, i cili është përgjegjës për veti antibakteriale, mjalti ka nivel të ulët pH. Kjo funksionon për të larguar bakteret, duke bërë që të dehidratohen dhe të vdesin. Për të përdorur mjaltin si antibiotik, aplikoni direkt në plagë ose në zonën e infektuar.
Mjalti ndihmon në zhdukjen e baktereve dhe ndihmon në procesin e shërimit, mund ta konsumoni për të ndihmuar në trajtimin e infeksioneve të brendshme. Mjalti është i sigurt për t’u përdorur në lëkurë a trup, por nuk duhet t’i jepni kurrë mjaltë foshnjes nën 1 vjeç.
Hudhra
Dihet se ka veti antimikrobike, efektive kundër baktereve, mund të blini koncentrat ose ekstrakt hudhre, por edhe ta konsumoni të gjallë me pak vaj ulliri. Duhet të keni kujdes kur e konsumoni të gjallë, pasi në doza të mëdha shkakton gjakderdhje të brendshme.
Dy thelpinj hudhër në ditë konsiderohet një dozë e pranueshme. Nëse jeni duke marrë ilaçe për hollimin e gjakut, konsultohuni me mjekun para se të përdorni hudhrën si antibiotik. Dozat e mëdha të saj mund të përforcojnë efektet anësore të ilaçeve të tilla.
Vaji esencial i Trumzës
Ky vaj është veçanërisht i dobishëm kundër baktereve rezistente ndaj antibiotikëve. Në një studim 2011, studiuesit testuan efektivitetin e vajit esencial të livandës dhe trumzës. Vajrat u testuan në një grup me mbi 120 lloje bakteresh. Studiuesit zbuluan se vaji esencial i trumzës është më efektiv në vrasjen e baktereve sesa vaji esencial i livandës. Vaji esencial i trumzës është vetëm për përdorim të jashtëm.
Ju nuk duhet ta merrni atë nga goja, para se ta aplikoni në zonën e prekur, holloni vajin esencial me pjesë të barabarta të ullirit.
Aplikimi i vajit esencial të paholluar në lëkurë shkakton inflamacion dhe acarim. Njerëzit me presion të lartë të gjakut ose probleme hipertiroide nuk duhet të përdorin vaj esencial trumze.
Vaji esencial i Rigonit
Ka veti terapeutike, ndihmon në shërimin e ulçerave të stomakut, redukton inflamacionin, trajton infeksionet kërpudhore. Mjafton të shtoni një pikë vaji në lugë çaji vaj ulliri ose kokosi e ta aplikoni ë zonën e prekur. Mund ta shpërndani në ajër për të ndihmuar në pastrimin e infeksioneve të sinusit, nuk duhet ta konsumoni këtë vaj ose ta përdorni të paholluar në lëkurë. /UBT News/