Në ditën e Presidentit, kreu i LDK-së vizitoi |”Shtëpinë e Pavarësisë” prej nga ai tha se nisi rrugëtimi i Kosovës për liri, pavarësi e demokraci.
“Sot, me Albinën e me bashkëpunëtorë, vizituam “Shtëpinë e Pavarësisë” për të shënuar Ditën e Presidentit”.
“Më 24 maj të vitit 1992, Kosova mbajti zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin dhe Presidentin e Republikës. Ibrahim Rugova, u zgjodh Presidenti i parë i Republikës së Kosovës; dhe kështu nisi rrugëtimi ynë institucional për Liri, Pavarësi e Demokraci”.
“Pjesa tjetër është histori e lavdishme që i mbijeton kohës. Ati themeltar i shtetit të Kosovës, Dr. Rugova, i mbijeton kohës.Në “Shtëpinë e Pavarësisë” njeriu gjenë jo vetëm kujtesën e një elite intelektuale e një lëvizje popullore që përcaktoj të ardhmen mbarë e mirë; por edhe motivin për të shërbyer me nder e përgjegjësi në këtë vend. Ky motiv është udhërrëfyes për secilin prej nesh sot e nesër”./Ubtnews