Vizitorët e Kështjellës së Drakulës në Rumani po vaksinohen kundër COVID-19 pasi është ngritur një qendër për vaksinim në këtë vend.
Mjekët po i vaksinojnë vizitorët me Pfizer. Kjo është pjesë e planit qeverisës të Rumanisë për t’i inkurajuar qytetarët që të vaksinohen sa më shumë.
Në Rumani që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 1 milion raste me COVID-19 dhe rreth 29 mijë raste të vdekjes.
Qeveria e vendit thotë se do t’i vaksinojë 10 milionë njerëz deri në fund të shtatorit, por gati gjysma e banorëve të këtij shteti thonë se nuk janë gati të vaksinohen./UBTNews