UBT News

Këshilltari i Zelenskyt: Rusia s’është serioze për bisedimet e paqes

Alexander Rodnyansky, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se Rusia s’është serioze për bisedimet e paqes.

Sipas tij, bisedimet “synojnë ta vendosin në kurth Perëndimin se nuk janë të nevojshme më shumë sanksione ndaj Rusisë”.

“Ata i kanë përdorur këto bisedime si një mënyrë për të larguar vëmendjen nga ajo që po ndodh në fushëbetejë. Ju nuk mund të mendoni për paqe dhe të bombardoni qytete në një shkallë të gjerë në të njëjtën kohë”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version