Këshilltari i Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Oleksiy Arestovich, ka thënë se 40 persona kanë vdekur pas sulmeve të Rusisë të enjten ndaj Ukrainës.
Arestovich i ka thënë televizionit amerikan ABC News, se dhjetëra persona po ashtu janë plagosur deri më tani.
Ushtria ruse me urdhër të presidentit Vladimir Putin ka sulmuar mëngjesin e sotëm Ukrainën. Sulmet janë bërë në disa qytete ku kanë përfshirë aeroporte, ndërtesa, depo të karburanteve.
NATO ka dënuar fuqishëm sulmin e Rusisë duke deklaruar se Moska do të paguajë çmim të lartë ekonomik dhe politik.