Këshilltari amerikan për politikën e jashtme, Derek Chollet, i ka thënë BBC-së se Rusia është më e dobët tani sesa kur filloi pushtimin e Ukrainës.
Moska tashmë ka pësuar një “disfatë strategjike”, thotë Chollet. Ai shpjegon se ekonomia ruse është “shkatërruar” nga sanksionet dhe ushtria e saj është varfëruar.
Nga ana tjetër, sipas tij, “Ukraina është më e fuqishme sot dhe më afër Perëndimit. Dhe NATO është gjithashtu më e fuqishme”.
“Këtu ne po flasim për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Kjo s’ishte në asnjë prej listave tona të Vitit të Ri”, deklaroi ai./UBTNews/