Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se barrikadat u hoqën pa u plotësuar asnjëra prej kërkesave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Feraj në Facebook ka shkruar se ish-polici serb nuk është liruar ende nga akuzat, por vetëm i është ndryshuar masa e caktuar nga gjykata dhe se ky është një kusht që nuk është plotësuar.
Ndërsa, kushti tjetër që s’është plotësuar është themelimi i Asociacionit, e që sipas Ferajt, Asociacioni nuk është pranuar dhe nuk “duken gjasat të pranohet”.