UBT News

Këshilli Prokurorial: Do të trajtojmë veprimet e ndërmarra ndër vite nga prokuroria ndaj Dibran Hoxhajt

Këshilli Prokurorial i Kosovës, sot ka informuar se menjëherë pas rastit të fundit të vrasjes së ndodhur në Prizren, ku i dyshuar është Dibran Hoxhaj, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit të përgatisë raport lidhur me gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj tij.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka potencuar se në bazë të kompetencave ligjore që ka do të trajtojë me kujdes të gjitha veprimet e ndërmarra ndër vite nga prokuroria përkatëse ndaj Dibran Hoxhaj-t dhe çdo lëshim eventual do të sanksionohet në bazë të akteve ligjore në fuqi.

Një 31-vjeçar nga Shqipëria ka vdekur rrugës për në Spitalin Rajonal të Kukësit në mëngjesin e së martës, pas plagosjes në Prizren. Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona lidhur me këtë rast.

Exit mobile version