Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë edhe një herë për një rezolutë të armëpushimit gjatë ditës së sotme.
Raportet tregojnë se formulimi i përkohshëm i kësaj rezolute përfshin thirrjen për “ndërprerjen urgjente dhe të qëndrueshme të armiqësive për të lejuar akses të sigurt dhe të papenguar humanitar në Rripin e Gazës” dhe “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve”.
Kjo vjen vetëm disa javë pasi SHBA vuri veton kundër një votimi të ngjashëm, që do të thotë se rezoluta nuk mundi të kalonte.
Uashingtoni thuhet se po përpiqet të zbusë formulimin e rezolutës së propozuar. Mbretëria e Bashkuar abstenoi nga ai votim.
Struktura e Këshillit të Sigurimit është e tillë që secili nga pesë anëtarët e përhershëm (Kina, SHBA, Britania e Madhe, Rusia dhe Franca) mund të vërë veton ndaj çdo rezolute – ndryshe nga Asambleja e Përgjithshme e gjerë, e cila kërkon vetëm një shumicë të thjeshtë për të miratuar një rezolutë./UBTNews/