UBT News

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton dërgimin e forcave të huaja në Haiti

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur për dërgimin e forcave shumëkombëshe në Haiti, derisa kombi i Karaibeve po përballet me dhunën e shfrenuar të bandave dhe paralizë politike.

Vendimi vjen pas thirrjeve të përsëritura për ndihmë ushtarake nga kryeministri haitian, Ariel Henri. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar komunitetit ndërkombëtar që të mbështesë një mision të tillë.

13 anëtarë të këshillit votuan pro rezolutës, ndërsa Rusia dhe Kina abstenuan.

Megjithëse miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, forca nuk do të jetë zyrtarisht nën kontrollin e OKB-së. Ajo pritet të drejtohet nga Kenia, e cila ka premtuar 1 mijë policë për të drejtuar misionin. Disa nga fqinjtë e Haitit – Antigua dhe Barbuda, Bahamas dhe Xhamajka – kanë ofruar gjithashtu mbështetje për misionin./UBTNews/

Exit mobile version