UBT News

Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon t’i jepet fund dhunës në Mianmar

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi të mërkurën rezolutën e parë për Mianmarin, përmes së cilës kërkohet t’i jepet fund dhunës në vend.

“Ne i kemi dërguar një mesazh të fuqishëm ushtrisë se ata nuk duhet të kenë asnjë dyshim – ne presim që kjo rezolutë të zbatohet plotësisht”, tha Barbara Wood, ambasadorja britanike në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Rezoluta u prezantua nga Mbretëria e Bashkuar dhe i bëri thirrje Mianmarit të mbështesë institucionet demokratike dhe të lirojë të gjithë të burgosurit politikë, përfshirë ish-udhëheqësin e rrëzuar të vendit, Aung San Suu Kyi. Por Kina, Rusia dhe India abstenuan votimin për këtë rezolutë, e cila ishte e para që u miratua qëkur vendi i njohur më parë si Birmania u bashkua me OKB-në në vitin 1948.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka qenë prej kohësh i ndarë lidhur me atë se si ta trajtojë krizën në Mianmar, ku ushtria mori pushtetin në një grusht shtet vitin e kaluar dhe shtypi protestuesit paqësorë.

Ushtria ka arrestuar mijëra kundërshtarë politikë që atëherë dhe regjimi ekzekutoi aktivistët pro-demokracisë në korrik të këtij viti./UBTNews/

Exit mobile version