UBT News

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të reformohet”

Ministri i Jashtëm i Republikës Çeke i është bashkuar thirrjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për “reformimin” e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Jan Lipavsky shkroi në Twitter: “Dëshmia e fundit për këtë është fakti se institucioni që supozohet të sigurojë paqen po kryesohet nga një shtet që po shkel Kartën e OKB-së dhe po kërcënon sigurinë e të gjithë botës”.

Vërejtjet e tij vijnë pasiqë Rusia mori presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një organ përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe luftimin e akteve të agresionit ndërkombëtar.

Lipavsky pati kritika edhe për lejimin e pjesëmarrjes së atletëve rusë në Lojërat Olimpike ndërsa ushtaria ruse po vret civilë ukrainas./UBTNews/

Exit mobile version