Këshilli i Prindërve të Kosovës nuk po pajtohet me vendimin e Qeverisë Hoti që gjysmëvjetori i parë në shkolla fillore dhe të mesme të përfundojë më 18 dhjetor.
Sipas një komunikate për media, këshilli thotë se Qeveria nuk është konsultuar me ta për këtë vendim.
“KPK-ja konsideron se gjendja e pandemisë nuk e ka rënduar procesin mësimor sa për ta marrë qeveria një vendim të tillë, i cili fare nuk shkon në interes të nxënësve ngase viti shkollor ka filluar me vonesë, punohet me orar të shkurtuar dhe se interesi i nxënësve është që sa më gjatë të qëndrojnë në proces mësimor dhe jo të pushojnë pa nevojë 1 muaj”, thuhet në komunikatë./UBTNews