UBT News

Këshilli i Prindërve–qeverisë: Ekzekutoni pagat për mësimdhënësit

Këshilli i Prindërve të Kosovës i ka bërë thirrje institucioneve të Qeverisë së Kosovës që të bëjnë ekzekutimin e plotë të pagave të mësimdhënësve pa vonesë.

Në një reagim në Facebook, Këshilli i Prindërve tha se nuk është dakord që të krijohet një situatë edhe më e rëndë dhe “të gjithë ata mësimdhënës të ngelen pa paga për diçka që shteti i Kosovës e ka pranuar vazhdimisht të mirëqenë dhe asnjëherë nuk iu është ndaluar paga”.

“Andaj, si Këshill i Prindërve i Kosovës i bëjmë thirrje institucioneve të Qeverisë së Kosovës të bëjnë ekzekutimin e plotë të pagave të mësimdhënësve pa vonesë. Nëse nuk mund ta bëni më mirë arsimin – së paku mos e bëni më keq! Na lini të kthehemi në normalitet!”, thuhet mes tjerash në reagim./UBTNews/

Exit mobile version