Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar që procesi mësimor të përfundojë gjatë ditës së premte. Pasi që shumica e institucioneve publike arsimore nuk janë të pajisura me sistemin e klimatizimit dhe se procesi i vlerësimit tek nxënësit thuajse ka përfunduar, andaj edhe është kërkuar që të premten të përfundohet viti shkollor.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka rekomanduar shkurtimin e orarit në institucione dhe shkolla të cilat nuk kanë kondicioner, për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë. Sipas IHMK-së, orët mësimore duhet të shkurtohen nga 45 minuta sa janë tani në 30 minuta.